Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria kryeson listën e vendeve evropiane për fëmijët dhe familjet në rrezik varfërie dhe përjashtimi social

22:58 - Maj 28, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqiptarët kryesojnë listën e vendeve për përqindjen më të madhe të fëmijëve dhe familjeve në rrezik për varfërinë dhe përjashtimin social.

Sipas të dhënave të vitit 2024 të Eurostat, në Shqipëri (të dhënat e vitit 2021) 50% e popullsisë më pak se 18 vjeç dhe 45% e atyre mbi 18 vjeç ishin në rrezik për varfëri dhe përjashtim social. Ndërsa sa u përket familjeve, 48 % e atyre me fëmijë në ngarkim dhe 42% e atyre pa fëmijë në ngarkim ishin përballë këtyre rreziqeve.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, rreth 19.5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian kanë qenë në rrezik për varfëri ose përjashtim social gjatë vitit 2024. Shifra përbën 24.2% të popullsisë nën moshën 18 vjeç, duke e tejkaluar ndjeshëm përqindjen për personat mbi moshën madhore (20.3%).

Krahasuar me vitin 2023, përqindja e fëmijëve në rrezik ka shënuar një ulje të lehtë prej 0.6 pikë përqindjeje, por vendet e BE-së shfaqin diferenca të ndjeshme.

Rëniet më të mëdha janë regjistruar në Rumani (-5.2 pp) Irlandë (-3.7 pp) Hungari (-3.3 pp) ndërsa rritjet më të mëdha u shënuan në Finlandë (+3.5 pp), Kroaci (+2.0 pp) Belgjikë dhe Bullgari (+1.2 pp) Italia ishte e vetmja që ruajti të njëjtin nivel, në 27.1%.

Vendet më të prekura dhe më të sigurta

Sipas të dhënave të vitit 2024 përqindjet më të larta të fëmijëve në rrezik u regjistruan në Bullgari (35.1%), Spanjë (34.6%), Rumani (33.8%). Përqindjet më të ulëta u vunë re në Slloveni (11.8%), Qipro (14.8%) dhe Çeki (15.4%).

Një ndër treguesit më të qartë të lidhjes midis arsimit dhe përjashtimit social është niveli i arsimimit të prindërve: 61.2% e fëmijëve me prindër që kanë mbaruar vetëm arsimin bazë ishin në rrezik, ndërsa vetëm 11.0% e fëmijëve me prindër me arsim të lartë u prekën nga ky rrezik.

Diferenca e rrezikut arrin 50.2 pikë përqindjeje, me vendet si Bullgaria (71.5 pp), Çekia (70.4 pp) dhe Rumania (69.9 pp) që kryesojnë listën me hendekun më të thellë social sipas nivelit arsimor.

Fëmijët, më të prekur sesa të rriturit

Në 20 vende të BE-së, fëmijët janë në një situatë më të rëndë sesa të rriturit mbi 18 vjeç. Dallimi më i madh u regjistrua në Spanjë (10.5 pp) Maltë dhe Rumani (7.3 pp) Francë (7.2 pp)

Në të kundërt, në Letoni, Estoni dhe Lituani, të rriturit përballen me rrezik më të lartë sesa fëmijët.

Ndërkohë nga të dhënat, në nivel të BE-së, rreziku i varfërisë ose i përjashtimit social për familjet me fëmijë në ngarkim ishte pak më i lartë se për ato pa fëmijë.

Më shumë se një e pesta (21.9%) e njerëzve që jetonin në familje me fëmijë në ngarkim në BE ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social që ishte pak më i lartë se përqindja përkatëse në mesin e familjeve pa fëmijë në ngarkim (20.1%). Megjithatë, këto norma varionin në mënyrë të konsiderueshme në vendet e BE-së.

Për njerëzit që jetojnë në familje me fëmijë në ngarkim, norma varionte nga majat prej 30.8% në Bullgari, 30.4% në Rumani dhe 30.2% në Spanjë deri në 13.0% në Holandë, 12.7% në Qipro dhe 9.8% në Slloveni.

Për ata që jetojnë në familje pa fëmijë në ngarkim, normat varionin nga 32.3% në Letoni, 29.9% në Estoni dhe 29.8% në Bullgari në 15.4% në Sllovaki, 13.8% në Luksemburg dhe 9.1% në Çeki.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
familjet perjashtimi social popullsia varfëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter