Qeveria në bashkëpunim me projektet e donatorëve po mbështesin dhe nxisin nismat e gjelbra sociale me fokus mbrojtjen e mjedisit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “Smart & Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë, të cilët synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit dhe të orientuara drejt digjitalizimit.
Sipas AIDA-s, projekti parashikon të financojë rreth 75 ide.
“Vlera e financimit me grant do të jetë deri në 4,000 euro për projekte individuale dhe deri ne 7,000 euro për projekte jo individuale. Afati i fundit për aplikim është data 28.02.2024”, njofton AIDA.