Të gjithë ata që konsiderohen kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR bëri të ditur se vetëm 124 persona nga 922 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-shkurt 2024.
Në seancën e fundit të zhvilluar, sipas DPSHTRR-së, nga 39 riregjistrime, u paraqitën 16 kandidatë ku vetëm 5 prej tyre rezultuan fitues.
