Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me Keti Luarasin, kandidatura e ardhur nga Këshilli i Ministrave për anëtar të Këshillit të Statistikave.
Keti Luarasi u propozua pas vakancës së krijuar nga Arbjan Mazniku, i cili u emërua ministër i Shteit për Pushtetin Vendor.
Luarasi bëri një prezantim të formimit dhe eksperiencave të mëparshme profesionale, duke u ndalur në eksperiencën në pushtetin vendor.
Në përfundim, komisioni miratoi projektvendimin për emërimin e Keti Luarasi, si anëtare e Këshillit të Statistikave dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare.
