Për fruthin me siguri se keni dëgjuar edhe më parë, prandaj edhe ju sjellim gjithçka çfarë duhet të dini për këtë sëmundje – duke filluar nga shenjat dhe simptomat e deri te opsionet e trajtimit
Çfarë është fruthi?
Dy femra arrestohen në Mitrovicë – sulmuan fizikisht policet derisa ishin në stacion po…Kostadinovska-Stojçevska: 90 milionë denarë përkrahje për infrastrukturën e kulturës n…Ish-sportisti i skive sfidon temperaturat e ulëta në VoskopojëArrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanëSfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri
Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore.
Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët.
Cilat janë simptomat e fruthit?
Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin.
Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë celsius.
Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë.
Si shpërndahet fruthi?
Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar kollitet apo teshtinë.
Kjo do të thotë se shumë lehtë mund të sëmureni nga fruthi nëse veç i nuhatni këto pikëza ose nëse e prekni sipërfaqen ku këto pikëza gjinden dhe pastaj i vendosni duart afër hundës apo gojës.
A mund të parandalohet fruthi?
Mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin është përmes vaksinimit.
