Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, arriti një maksimum brenda ditës prej 79.500 dollarësh të premten, niveli më i lartë i regjistruar prej muajsh, përpara se të zbriste sërish në rreth 66.000 dollarë. Nga e hëna, rritja ka qenë mbi 25%.
Për gjashtë javë radhazi, Bitcoin-i kishte mbetur i bllokuar në një interval midis 62.000 dhe 66.000 dollarëve, pasi kishte rënë me më shumë se 50% nga niveli rekord prej rreth 126.000 dollarësh, i arritur në tetor të vitit të kaluar. Më pas, ai kishte zbritur deri në rreth 57.600 dollarë, niveli më i ulët i regjistruar në fillim të korrikut të këtij viti.
Edhe Ether-i, kriptomonedha e dytë për nga kapitalizimi i tregut, si dhe aktive të tjera digjitale, u rritën ndjeshëm nën të njëjtën valë të ndryshimit të pozicionimit. Momenti pozitiv u forcua nga sinjalet për likuiditet shtesë që pritet të vijë nga Uashingtoni.
Thesari i Shteteve të Bashkuara dyfishoi në fillim të javës shumën e riblerjeve të bonove të thesarit për të qetësuar një treg të obligacioneve që ishte nën presion dhe, kur yield-et u rikthyen sërish në rritje, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, premtoi të enjten se do t’i rriste më tej riblerjet.
Kushtet më të favorshme financiare dhe një dollar më i dobët priren të favorizojnë aktive me rrezik më të lartë, si Bitcoin-i.
