Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbyllet faza e dytë për kreditë e buta të Bashkisë Tiranë, nisin procedurat për vlerësimin e fituesve

09:44 - Mars 5, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dje ishte afati i fundit për 2337 qytetarët e përzgjedhur për të përfituar mundësinë e blerjes së një shtëpie me kredi të butë nga Bashkia Tiranë.

Pas kësaj date, do të duhet së paku një muaj që Drejtoria e Strehimit të shqyrtojë dosjet e aplikantëve për t’i dërguar për votim në këshillin bashkiak.

“Shqyrtimi i dokumentacionit realizohet brenda një afati kohor prej 30 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit nga drejtoria përgjegjëse, e cila vë në dispozicion të Komisionit të Strehimit për vlerësim të mëtejshëm, vetëm praktikat e sakta që përmbajnë formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e individëve apo familjeve që kanë aplikuar për këtë program strehimi dhe që në bazë të kritereve të vendosura kualifikohen si të vlefshëm”, citohet në vendimin e Këshillit Bashkiak mbi programin e subvencionimit të kredive.

Me të shpallur listën finale me fituesit e këtij programi, ata mund të paraqiten në bankën e nivelit të dytë, me të cilën bashkia ka lidhur marrëveshjen. Ata kanë vetëm gjashtë muaj kohë në dispozicion për të gjetur banesën që do të blejnë, kështu që kërkimet duhet të nisin që tani.

Përmes programit të subvencionimit të kredive për shtëpi, përfituesit marrin kredi në vlera të ndryshme, bazuar në numrin e anëtarëve. Për një garsoniere, të përshtatshme për 1 deri 2 persona, vlera e kredisë që mund të lëvrojë baka kap shifrën e gati 8 milionë lekëve. Për një banesë 1+1 shifra arrin në 11.7 milionë lekë, për një hyrje 2+1 do të lëvrohen 13.7 milionë lekë, ndërsa shuma maksimale e kredisë së butë është 14.6 milionë lekë për një hyrje 3+1.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE

Një formulë pikëzimi me 100 pikë në total do të përdoret për secilin aplikues. Ata që mbledhin më shumë pikë do të përzgjidhen bazuar në kriteret ekonomike, familjare, kushtet e strehimit dhe kushtet sociale.

Çdo qytetar që ka pasaportizim në Tiranë dhe nuk mund të blejë një apartament në kushtet e tregut të lirë, mund të aplikojë për të përfituar kredi me interes të zbutur në masën 3 për qind. Por, si çdo herë tjetër, do të ketë disa kategori prioritare.

Çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç, individët apo familjet e minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gratë kryefamiljare apo të dhunuara. “Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje.

Sjellim në vëmendje se me ndryshimet e ligjit nr. 22/2018, kategoria në nenin 16, nënndarja iv) dhe v) të shkronjës “b” ka ndryshuar në familje të reja/ të rinj që në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë një moshë jo më të madhe se 40 vjeç. “Familje e re”, në kuptim të këtij ligji është familja e krijuar si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit publik, sipas Kodit të Familjes, kur mosha e anëtarit më të madh të së cilës në momentin e paraqitjes së kërkesës është më e vogël ose baras me 40 vjeç.

Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar”, – thuhet në vendim. /gazeta panorama

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimet fituesit kredi e bute mbyllen përzgjedhja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

gazetar_114:11 - Korrik 13, 20260

Taksa mbi pasurinë po fiton gjithnjë e më shumë peshë në financat e pushtetit vendor,…

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:04 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

12:48 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter