Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Marrëveshja me izraelitët, Rama: Krijojmë databazën më të madhe dixhitale në rajon

14:31 - Shkurt 28, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nënshkrimin e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, në krijimin e bazës më të madhe të të dhënave dixhitale të rajonit, që do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Rama e cilësoi këtë si “një investim të rëndësishëm për teknologjinë digjitale”. Kryeministri theksoi se “TEDA Tiranë” është një projekt strategjik për të nxitur investimet në teknologji dhe industri, duke ofruar lehtësi për investitorët në sektorë si teknologjia, automotive, inovacioni dhe prodhimi.

“Investimi që do të realizohet nga kompania izraelite në Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës është një investim strategjik i një rëndësie shumë të veçantë. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro investim për të krijuar një bankë të dhënash dixhitale, e cila do të jetë në harkun e 18 muajve pas marrjes së lejes së zhvillimit, baza më e madhe e të dhënave dixhitale të rajonit tonë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se investimi do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale, përkatësisht në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale përtej hapësirave të zhvillimit në funksion të industrisë dhe në funksion të administrimit tërësor të organizmit të shtetit.

Ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se TEDA Tirana, e cila do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh, pritet të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, të krijojë kushtet për të zhvilluar industri si ajo automotive, farmaceutike, ICT, Hi-Tech, pajisje të precisionit të lartë, industri robotike, prodhim teknologjik, etj, ndërsa përllogaritet të gjenerojë mbi 7 mijë vende cilësore pune, me paga të larta.

Ekofin Media
Ekofin Media
izraelitët rajon rama të dhënat teda
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter