Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale ka bërë me dije se në vendin tonë kanë hyrë 10 011 500 turistë të huaj deri mbrëmjen e 25 dhjetorit. Lajmin e bëri të ditur sot, ndërsa u shpreh se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë.
“Lajm i bukur. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000 000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar”, shkruan kryeministri.
Duke nisur nga janari deri në 30 nëntor Shqipërinë e vizituan 9.53 milionë turistë të huaj. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 %. Vetëm muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 %) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë, çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.
