Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hapen aplikimet për Durana Tech Park, procesi zgjat 3 javë

13:49 - Shkurt 19, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend.

“Nëse jeni një biznes i konsoliduar që kërkon inovacion, një startup teknologjik apo inovator, një institucion arsimor dhe kërkimor, ose një nomad digjital, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekosistemi inovacioni dhe rritjeje”, tha ai.

Gonxhja theksoi se prioritet do të kenë aplikantët me numrin më të lartë të punonjësve dhe të ardhurave të deklaruara. Procesi, informoi ai, zgjat tri javë dhe do të ketë mbështetje përmes takimeve dhe seminareve online.

Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Durana Tech Park synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Me fokus në kërkimin, inovacionin dhe prodhimin në sektorin e teknologjisë, ky park teknologjik është projektuar për të krijuar një grup ekspertësh të aftë dhe për të shtyrë përpara rritjen ekonomike.

Durana Tech Park ofron një regjim tatimor shumë të favorshëm, i krijuar enkas për të maksimizuar fitimin e kompanive rezidente në techpark: 0% TVSH dhe 0% tatim mbi fitimin për kompanitë rezidente, si një avantazh i madh krahasuar me rajonin, ku TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin mund të arrijnë deri në 20% dhe 15%, respektivisht. 0% tatim mbi të ardhurat personale për 10 vite për punonjësit. Kontributet shoqërore për punonjësit kufizohen në 95 euro/muaj, me një kontribut të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore prej vetëm 3,4%, duke sjellë kursime të mëdha në kostot e punës.

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj. Vendndodhja është strategjike për shkak të afërsisë së saj (15 minuta) me Portin e Durrësit (më i madhi në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Adriatik) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (20 minuta).

Gjithashtu garanton akses në tregjet më të mëdha dhe më të kualifikuara të punës në vend (Tirana dhe Durrësi), ku përqendrohen 75% e institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore. Zona është mjaft e madhe, me një sipërfaqe prej rreth 26 ha gjithsej. Kjo pronë është e ndarë në tri pjesë të veçanta që nuk janë direkt të lidhura, edhe pse janë pranë njëra-tjetrës.

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimet bizneset blendi gonxhja DURANA Tech Park
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter