Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH: Llogaria korrente dhe bilanci tregtar me teprica pozitive në 3-mujorin e tretë 2024

12:54 - Shkurt 18, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bilanci i pagesave ka shfaqur teprica pozitive të llogarisë korrente dhe bilancit tregtar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024.

Suficiti i llogarisë korrente shënoi 349.9 milionë euro, duke u zvogëluar lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ai vlerësohet në masën 5.4% ndaj PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më i ulët se i njëjti tremujor vitin e kaluar.

Ngushtimi i suficitit korrent është shkaktuar nga rritja e importit të mallrave. Rritja vjetore e eksporteve totale shënoi vlerën 8.2% në tremujorin në fjalë, normë kjo e ngadalësuar krahasuar me tremujorin e kaluar (16.5%).

Kjo ecuri reflektoi tkurrjen me 2.9% të eksporteve të mallrave, si dhe rritjen më të ngadaltë të eksportit të shërbimeve (10.2% krahasuar me 17% tremujorin e kaluar). Importet totale u zgjeruan me 10.9%, normë kjo pak më e ulët se tremujori i kaluar.

Ngadalësimi i rritjes së importeve të shërbimeve (5.3% krahasuar me 19.8% tremujorin e kaluar) ka qenë nxitësi kryesor i kësaj ecurie, ndërkohë që rritja e importeve të mallrave shfaqet e qëndrueshme me 14.5%.

Sa i përket suficitit të përgjithshëm tregtar të dhënat tregojnë se u zvogëlua me 62.6 milionë euro, si pasojë e ndikimit të fortë nga rritja e importit të mallrave. Një tremujor më parë, balanca tregtare ruante vlera deficitare, të zgjeruara me 5.8% në terma vjetorë. Në raport me PBB-në, suficiti tregtar qëndron në nivelin 0.6%, i ngushtuar me 1.2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor vitin e kaluar.

Llogaria e të ardhurave parësore shënoi një deficit prej 21.1 milionë eurosh, duke u ngushtuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Prej disa tremujorësh, llogaria e të ardhurave parësore ka shfaqur vazhdimisht deficite në rënie, si pasojë e rritjes së shpejtë të të ardhurave hyrëse nga puna, krahasuar me rritjen e atyre dalëse nga investimet.

Teprica pozitive e të ardhurave dytësore u zgjerua me 9%, si pasojë e rritjes së remitancave me 12.7%. Në llogarinë financiare janë regjistruar flukse dalëse neto në vlerën 401.1 milionë euro. Flukset hyrëse të investimeve direkte shfaqën një rritje të ngadalësuar, ndërsa investimet e portofolit dhe investimet e tjera shfaqën rritje të mjeteve dhe pakësim të detyrimeve.

Mjetet e rezervës u rritën me 367.2 milionë euro. Stoku i tyre në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024 llogaritet i mjaftueshëm për të mbuluar 6.7 muaj import mallrash dhe shërbimesh ose 339% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bilanci investimet llogaria korrente suficiti tregtar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter