Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

TIA realizon programin ndërkombëtar të certifikimit të sigurisë në aeroport “ACI APEX”

22:32 - Shkurt 3, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas rekordeve të njëpasnjëshme me rritjen e ndjeshme të numrit të pasagjerëve, ku viti 2024 kulmoi me 10.7 milionë pasagjerë që përdoren infrastrukturën dhe shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tashmë paralelisht me investimet (zgjerimin e pistës, rritjen e mëtejshme të sipërfaqes së terminalit, si edhe zgjerimin e parkingut, apo modernizimin dhe digjitalizimin e mëtejshëm të sistemeve), TIA po i kushton vëmendje edhe rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe certifikimeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Drejtuesit e aeroportit janë të vendosur dhe të përkushtuar të mos bëjnë asnjë kompromis, duke siguruar standardet më të larta për sigurinë e pasagjerëve dhe të vetë aeroportit. Në këtë kuadër, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti për herë të parë Programin e Rishikimit të Sigurisë “ACI APEX” në datat 27-31 janar, duke përforcuar angazhimin ndaj standardeve më të larta të sigurisë së aeroportit dhe përsosmërisë operacionale. Certifikimi nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) e vendos TIA-n në një tjetër nivel, paralel me atë të aeroporteve më të njohura evropiane dhe ndërkombëtare.

Rëndësia e certifikimit ndërkombëtar “ACI APEX”

Programi “ACI World APEX” është një iniciativë e njohur globalisht që ndihmon aeroportet të optimizojnë masat e tyre të sigurisë dhe mjedisit në përputhje me rregulloret dhe standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe Agjencisë së BE-së për Sigurinë e Aviacionit (EASA).

Nëpërmjet procesit të rishikimit në vend, ekspertët e industrisë vlerësojnë operacionet e aeroportit dhe ofrojnë udhëzime të përshtatura për të rritur pajtueshmërinë dhe praktikat më të mira.

Audituesit e Airports Council International (ACI) realizuan një auditim në të gjitha zonat e aeroportit për të vlerësuar standardet në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Auditimi ka sjellë edhe disa rekomandime, të përfshira në planin e veprimit të aeroportit.

Duke marrë pjesë në këtë program, TIA vazhdon të forcojë angazhimin e saj për sigurinë, duke siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe përsosmëri në funksionimin e aeroportit.

Vështrimet dhe rekomandimet nga rishikimi i APEX do të mbështesin përpjekjet e aeroportit në ruajtjen e niveleve më të larta të sigurisë dhe efikasitetit për pasagjerët, linjat ajrore dhe palët e interesuara.

Kjo nismë është një hap kyç në rrugëtimin e TIA-s drejt ruajtjes dhe përmirësimit të certifikimit, duke nxitur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur aeroporti./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aci world apex permiresim rekomandimi siguria TIA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter