Samsung Electronics njoftoi se Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, modelet më të reja të serisë Galaxy A, që sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e teknologjisë mobile, përfshirë funksionalitetin e përmirësuar të Awesome Intelligence, tani janë të disponueshme në Shqipëri duke nisur nga çmimi 38,999 ALL.
Seria më e re Galaxy A pasqyron angazhimin e Samsung për të zgjeruar aftësitë e inteligjencës artificiale në më shumë pajisje dhe për t’u mundësuar një game më të gjerë përdoruesish të përfitojnë nga një inteligjencë artificiale intuitive, që thjeshton aktivitetet e përditshme. Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G e përmirësojnë përvojën e përdorimit, tek e cila përdoruesit mbështeten çdo ditë, përmes përmirësimeve në performancë, kamera dhe ekran, si edhe me veçori të avancuara të qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Me deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe mbështetje afatgjatë të sigurisë, seria e re Galaxy A është projektuar për një jetëgjatësi më të madhe.
Disponueshmëria dhe çmimi
Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G do të jenë të disponueshëm në Shqipëri duke filluar nga data 10 prill. Galaxy A57 5G do të ofrohet me çmim duke filluar nga 47,999 ALL, ndërsa Galaxy A37 5G me çmim duke filluar nga 38,999 ALL.

Galaxy A57 5G do të jetë i disponueshëm në ngjyrat blu marinë fantastike, gri fantastike, jargavan fantastik dhe blu akulli fantastike, ndërsa Galaxy A37 5G do të vijë në ngjyrat qymyri fantastike, gri në jeshile fantastike, e bardhë fantastike dhe livando fantastike.
Awesome Intelligence e përmirësuar, e krijuar për jetën e përditshme
Me sistemin më të fundit operativ One UI 8.5, Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e inteligjencës artificiale për një audiencë më të gjerë, përmes Awesome Intelligence të përmirësuar, që u mundëson përdoruesve të kryejnë më lehtë më shumë detyra njëkohësisht, duke hapur njëkohësisht mënyra të reja për të krijuar dhe për të ruajtur produktivitetin.
Funksioni Voice Transcription është i ri në aplikacionin Voice Recorder dhe e bën më të lehtë rikthimin te detajet e rëndësishme nga takimet, leksionet apo telefonatat, pasi mundëson transkriptimin dhe përkthimin e shpejtë të regjistrimeve të thirrjeve ose shndërrimin e mesazheve zanore në tekst. Funksioni AI Select tani është edhe më lehtësisht i aksesueshëm përmes një shtypjeje të gjatë në panelin anësor, ku në ekran shfaqen drejtpërdrejt veprimet për nxjerrjen e tekstit ose krijimin e përmbajtjes, pa pasur nevojë për përzgjedhje manuale të elementeve. AI Select mbështet gjithashtu funksionin Drag & Drop në modalitetin Multi-Window.
Awesome Intelligence e bën më të thjeshtë edhe editimin e përditshëm të fotove. Funksioni Object Eraser ofron rezultate më natyrale gjatë heqjes së elementeve të padëshiruara. Në Galaxy A57 5G, funksioni Best Face mbështet fotografimin me disa poza dhe kapjen në seri për foto perfekte në grup. Mjetet si Filters dhe Edit Suggestions ndihmojnë përdoruesit të përmirësojnë dhe të ndajnë momentet shpejt dhe pa mundim, ndërsa funksioni Auto Trim thjeshton editimin e videove. Funksioni Circle to Search with Google mundëson identifikimin e objekteve në ekran me një kërkim të vetëm.
Seria Galaxy A zgjeron përvojën e AI me asistentë për jetën e përditshme, nga kërkimi dhe organizimi i planeve, deri te personalizimi i cilësimeve. Bixby i përmirësuar mundëson menaxhimin intuitiv të funksioneve përmes gjuhës natyrale, ndërsa Gemini menaxhon detyra më komplekse në aplikacionet native dhe ato të palëve të treta.
Kamera e avancuar për foto dhe video më të qarta, ditën dhe natën
Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G ofrojnë rezultate vizuale më të ndritshme dhe më të qarta falë përmirësimeve në kamerë dhe procesorit të imazhit (ISP). Të dy pajisjet janë të pajisura me një sistem me tre kamera, të udhëhequr nga një sensor kryesor 50 MP, që mundëson foto të mprehta dhe me detaje të pasura në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi.
Falë funksionit të përmirësuar Nightography, realizohen foto dhe video të qarta edhe në kushte me ndriçim të ulët. Galaxy A57 5G e çon fotografinë në një nivel më të lartë me përpunim të avancuar të imazhit, reduktim zhurme dhe ngjyra të balancuara. Pajisjet përfitojnë gjithashtu nga njohja e skenave dhe optimizimi inteligjent i tyre, ndërsa lentja ultra-wide dhe kamera makro 5 MP shtojnë fleksibilitetin krijues.
Performancë e fuqishme për Streaming dhe Multitasking
Galaxy A57 5G kombinon dizajnin dhe performancën, duke ofruar përmirësime falë CPU, GPU dhe NPU të avancuara. Pajisja është e krijuar për streaming pa ndërprerje, lëvizje të butë në ekran dhe krijim përmbajtjeje.
Pavarësisht profilit të hollë, Galaxy A57 5G ofron performancë të fuqishme me bateri 5000 mAh që mundëson deri në dy ditë përdorim. Funksioni Super Fast Charging 2.0 lejon karikim deri në 60% për rreth 30 minuta. Sistemi i ftohjes i përmirësuar ndihmon në ruajtjen e performancës gjatë përdorimit intensiv. Ekrani Super AMOLED+ me funksionin Vision Booster ofron përvojë më immersive dhe të qartë.
Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G vijnë me certifikimin IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ofruar më shumë qëndrueshmëri dhe siguri.
Mbështetje afatgjatë dhe siguri në thelb
Pajisjet ofrojnë deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të Android dhe One UI, si dhe deri në gjashtë vite përditësime sigurie. Samsung garanton një nivel të avancuar sigurie përmes Knox Vault, si dhe funksioneve si Security & Privacy, Auto Blocker, Private Sharing dhe Theft Protection.
Funksioni i ri Private Album në Gallery mundëson ruajtjen e sigurt të përmbajtjes personale. Për më tepër, pajisjet paralajmërojnë përdoruesit në mënyrë proaktive për rreziqe të mundshme përmes Privacy Alerts.
