Muajt e verës kanë sjellë rritje të aksidenteve, e për pasojë edhe të vlerës së dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,8 miliardë lekë, afro 26 milionë euro, me rritje prej rreth 12% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e primeve të shkruara bruto në sigurimin e automjeteve për periudhën janar-korrik ka ecur me ritme më të ulëta sesa pagesat e dëmeve. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, arritën rreth 7,5 miliardë lekë, ose 7.81% më shumë se në muajin janar-korrik2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-korrik 2023 pati një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.
