Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

16:21 - Dhjetor 24, 2024 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: ‘Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli’.

Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siç i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (sisanta  i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.

Festa e dritës

Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: “Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri.

Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme.”

Kuptimi i yllit të Krishtlindjeve

Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.

Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatҁinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: “Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, “adventus”, do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore.”

Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: “Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake.”

Famulltari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: “Që fëmijëve t’u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale.”

Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: “Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres. 

Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t’ua kujtuar njerëzve këto gjëra.”

Ekofin Media
Ekofin Media
historia kremtimi krishtlindjes
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

16:09 - Qershor 1, 2026

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

15:51 - Qershor 1, 2026

PMI: Alternativat inovative mund të ndihmojnë mbi një miliard duhanpirës të heqin dorë nga cigaret

12:17 - Qershor 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter