Detyrat e vogla mund të grumbullohen shpejt. Planifikimi i një udhëtimi me miqtë shpesh nënkupton përdorimin e disa aplikacioneve, kontrollimin e kalendarit për të shmangur përplasjet e orareve, rezervimin e transportit për në aeroport, rihapjen e shënimeve për të parë vendet që dëshironi të vizitoni, ndjekjen e shpenzimeve dhe qëndrimin zgjuar deri vonë për të rregulluar fotografitë para publikimit.
Galaxy AI[1] në serinë Galaxy S26 është krijuar për t’i bërë këto momente më të thjeshta. Duke vepruar në mënyrë proaktive në emrin tuaj, ai redukton numrin e hapave të nevojshëm dhe ju ndihmon të kryeni detyrat më shpejt. Është një mbështetje që shfaqet në momentin e duhur, në mënyrë që të qëndroni të fokusuar në atë që po bëni, pa kaluar vazhdimisht nga një aplikacion në tjetrin dhe pa menaxhuar çdo detaj veç e veç.
Cilat janë veçoritë kryesore të Galaxy AI në serinë Galaxy S26?
Në serinë Galaxy S26, Galaxy AI është i pranishëm në detyrat e përditshme, duke e bërë më të lehtë planifikimin, krijimin, organizimin, ndarjen dhe shumë më tepër. Nga sugjerimet kontekstuale që e mbajnë rrjedhën e bisedës, deri te mjetet intuitive që ndihmojnë në editimin dhe organizimin e përmbajtjes vizuale, Galaxy AI ju mundëson të qëndroni gjithmonë në rrjedhë.
Now Nudge[2] përshtatet me atë që shfaqet në ekranin tuaj dhe me atë që tashmë ndodhet në pajisjen tuaj, për të sugjeruar në mënyrë proaktive veprime të dobishme në momentin e duhur. Po bisedoni me një mik për planet e mbrëmjes? Kur në bisedë shfaqet një datë, Galaxy S26 e njeh atë, ju tregon çfarë keni tashmë të planifikuar në kalendar për atë ditë dhe ofron mundësinë për të shtuar eventin, të gjitha pa kaluar nga një aplikacion në tjetrin.
Në momentin që dikush kërkon fotografi nga udhëtimi juaj në New York[3], Now Nudge mund të sugjerojë automatikisht imazhet përkatëse nga Galeria, në mënyrë që t’i ndani brenda pak sekondash, pa i kërkuar nëpër albume. Mund të aksesoni edhe informacionet e ruajtura në pajisjen tuaj, si për shembull listën e bareve interesante që keni shënuar në Samsung Notes, pa qenë nevoja të kërkoni nëpër aplikacione, pasi Galaxy S26 i kryen këto hapa shtesë për ju.
Për udhëzime të detajuara se si të përdorni këto veçori të Galaxy AI, mësoni më shumë këtu
Galaxy S26 mund të kryejë në sfond detyra që kërkojnë disa hapa, duke i bërë momentet e përditshme më të thjeshta. Përmes ndërveprimit natyral, Google Gemini[4] mund të kërkojë dhe të ekzekutojë veprime komplekse nëpër aplikacione pa ndërprerje. Nëse jeni me vonesë për një takim me miqtë, thjesht mbani të shtypur butonin anësor dhe kërkoni nga Gemini të porosisë një taksi drejt destinacionit tuaj, kjo do të hapë aplikacionin dhe do të përgatisë udhëtimin për miratimin tuaj.
Kjo ofron një pamje të hershme të mundësive të inteligjencës artificiale “agjente”, e cila kryen në sfond detyrat rutinë, duke ju liruar nga angazhimet e përditshme. Kamerat Galaxy kanë lehtësuar gjithmonë realizimin e fotografive të shkëlqyera. Me Galaxy S26, Photo Assist i përmirësuar dhe Creative Studio e bëjnë editimin dhe personalizimin e përmbajtjes po aq të lehtë dhe pa ndërprerje[5].
Photo Assist tani mbështet editimin përmes gjuhës natyrale, duke ju lejuar të bëni ndryshime thjesht duke përshkruar atë që dëshironi të modifikoni, pa terma teknikë, mjete të specializuara apo përvojë në editim. Ndoshta po përpiqeni të bëni fotografinë perfekte të darkës, por miku juaj merr një kafshatë para se të arrini ta shkrepni. Thjesht kërkoni rikthimin e “kafshatës që mungon” dhe Photo Assist do ta rindërtojë atë. Ose nëse peizazhi duket i mrekullueshëm, por dëshironi një atmosferë muzgu, mjafton të kërkoni kalimin nga ditë në natë. Mund t’i shikoni ndryshimet në kohë reale dhe të riktheheni në çdo fazë të mëparshme sa herë të dëshironi, duke e bërë procesin edhe më të lehtë.
I disponueshëm përmes panelit Edge, Creative Studio i kthen idetë tuaja në realitet në një hapësirë të vetme dhe të thjeshtë, duke transformuar një skicë, fotografi apo përshkrim tekstual në vizuale të përpunuara, si p.sh. sticker-a argëtues për biseda në grup apo sfond që pasqyron stilin tuaj. Pasi rezultati gjenerohet, mund të vazhdoni editimin ose ta ndani menjëherë pa ndryshuar mjetet, në mënyrë që rrjedha juaj kreative të mos ndërpritet.
Galaxy AI ju ndihmon gjithashtu të qëndroni të organizuar dhe të menaxhoni më lehtë dokumentet e përditshme. Keni dokumente që duhet të përpunohen menjëherë? Document Scan është i integruar drejtpërdrejt në kamerë. Imagjinoni që jeni në një klinikë dhe një formular duhet plotësuar nga një anëtar i familjes, mund ta skanoni dhe ta dërgoni menjëherë si një kopje të pastër digjitale. Galaxy S26 e njeh dokumentin, eliminon pengesat si rrudhat apo edhe gishtin në cep. Nëse dokumenti ka disa faqe, ato mund të bashkohen automatikisht në një PDF, thjesht dhe shpejt.
Galaxy AI në serinë Galaxy S26 është projektuar për të marrë përsipër hapat e vegjël që ju marrin kohë gjatë ditës. Duke reduktuar përpjekjen për detyrat e përditshme, çdo ndërveprim bëhet më intuitiv. Rezultati është një telefon që përshtatet me ju dhe punon së bashku me ju, në mënyrë që të shpenzoni më pak kohë duke menaxhuar procese dhe më shumë duke shijuar momentin.
[1] Veçoritë bazë të Galaxy AI që ofron Samsung janë falas. Të gjitha veçoritë e avancuara të Samsung AI dhe të gjitha veçoritë AI të palëve të treta i nënshtrohen kushteve të ndryshme dhe mund të jenë subjekt i tarifave. (Veçoritë bazë të Galaxy AI përshkruhen nën “Inteligjenca e Avancuar” në Kushtet dhe rregullat e Shërbimeve Samsung.)
[2] Veçoria Now Nudge kërkon hyrje në llogarinë Samsung. Veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit dhe gjuhës. Pyetjet me tekst janë aktualisht të disponueshme përmes Samsung Messages dhe disa aplikacioneve të palëve të treta, përfshirë Google Messages dhe Google Chat. Bazuar në disponueshmërinë në momentin e prezantimit të produktit. Mund të ndryshojë pa paralajmërim. Ndarja e fotografive në Now Nudge funksionon duke analizuar përmbajtjen e disponueshme të imazheve. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[3] Për informacion mbi vendndodhjen, duhet të jepet leja për akses në lokacion.
[4] Rezultatet mund të ndryshojnë. Verifikoni saktësinë e përgjigjeve. I përputhshëm me veçori të caktuara dhe llogari specifike. Kërkohet lidhje interneti. I disponueshëm në pajisje dhe gjuhë të zgjedhura. I disponueshëm vetëm për përdorues mbi 18 vjeç.
[5] Për këtë kërkohet lidhje interneti / hyrje në llogarinë Samsung. Imazhet e redaktuara mund të ndryshojnë në madhësi dhe do të kenë një shenjë të dukshme uji AI. Saktësia dhe besueshmëria e përmbajtjes së gjeneruar nuk janë të garantuara.
