Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Krijohet Këshilli për Teknologjinë dhe Inovacionin, synohet avancimi i mëtejshëm teknologjik dhe digjitalizimi

17:16 - Dhjetor 10, 2024 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

ACTI (Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin) është një iniciativë e orientuar nga vizioni për të transformuar dhe avancuar industrinë teknologjike në Shqipëri. E themeluar nga një grup liderësh të pasionuar për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit—Ermal Beqiri (Kryetar), Andis Papa, Gentian Lika, Kushtrim Shala, Gjergji Mullaj, Gëzim Hoxha, Enea Buza dhe Enor Nakuçi – ACTI ka për qëllim të krijojë një ekosistem të fuqishëm dhe bashkëpunues, ku talentet, idetë dhe kompanitë më të mira të industrisë teknologjike shqiptare do të bashkëpunojnë për një zhvillim të qëndrueshëm.

Misioni i ACTI është ndërtimi i një ekosistemi inovativ dhe të qëndrueshëm në fushën e teknologjisë.

ACTI ka disa prioritete kryesore

Krijimi i një ekosistemi bashkëpunues, ku profesionistët dhe bizneset mund të ndajnë njohuri dhe përvoja për t’u mbështetur njëri-tjetrin.

Zhvillimi i talenteve dhe trajnimi i brezit të ri të ekspertëve të teknologjisë, duke hapur mundësi për një rrugë karriere në këtë fushë.

Promovimi i teknologjisë shqiptare në nivel global, duke krijuar lidhje të forta me diasporën dhe partnerët ndërkombëtarë.

Këshilli organizohet në 6 komitete strategjike

Komiteti i Edukimit dhe Trajnimit: Përgatit profesionistët për sfidat e teknologjisë në nivel botëror, duke ofruar programe të avancuara dhe të përditësuara.

Komiteti i Talenteve të Diasporës: Lidh ekspertët shqiptarë jashtë vendit me mundësitë dhe projektet lokale, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Komiteti i Inovacionit dhe Start-Up-eve: Mbështet zhvillimin e ideve të reja dhe sipërmarrjeve teknologjike që mund të sjellin risitë e ardhshme.

Komiteti i Politikave dhe Rregulloreve: Puna e këtij komiteti është të krijojë një mjedis të përshtatshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e industrisë teknologjike.

Komiteti i Sigurisë Kibernetike: Rrit ndërgjegjësimin për sfidat e sigurisë digjitale dhe siguron mbrojtjen e informacionit në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Komiteti i Netëorking dhe Partneriteteve: Krijon mundësi për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis profesionistëve dhe kompanive, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ky është një vizion për një të ardhme më të fuqishme dhe të qëndrueshme të industrisë teknologjike shqiptare.

Ermal Beqiri, lideri që udhëheq vizionin e ACTI

Si Kryetar i ACTI, Ermal Beqiri fokusohet në krijimin e mundësive për edukim të avancuar, promovimin e inovacionit dhe mbështetje të qëndrueshme për zhvillimin e talenteve dhe ekspertëve shqiptarë në fushën e teknologjisë.

Thirrje për Bashkëpunim

Nëse jeni profesionist i teknologjisë, kompani, apo një start-up inovativ, ACTI është vendi ku mund të kontribuoni në ndërtimin e së ardhmes së teknologjisë në Shqipëri.

Email:
[email protected]

Telefon:
067 600 6633

Ekofin Media
Ekofin Media
acti bashkepunim ermal beqiri inovacion këshilli teknologji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter