Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Transporti publik nga privatët në udhëkryq, Bashkitë drejt rikthimit “në timon”

06:08 - Qershor 26, 2026

Shpenzimet administrative të bashkive në Shqipëri janë 44% më të larta se vendet e BE-së

06:04 - Qershor 26, 2026

Eksportet shqiptare drejt BE-së pengohen nga mungesa e certifikimeve

06:01 - Qershor 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Abone falas nga 1 janari për pensionistët e Tiranës, ja si do të funksionojë

11:09 - Dhjetor 14, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga këshilli bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për abone pensionisti, qytetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16 dhjetor.

Bashkia e Tiranës shpjegon dhe procedurën për pajisjen me bileta të pajtimit mujor (abone pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase.

Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç.

Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me abone pensionisti.

Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të abonesë së pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.

Pajisja e qytetarëve përfitues me abone pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete abonenë e pensionistit dhe Kartën e Identitetit.

Pajisja me biletën e pajtimit mujor (abone pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.

Ndërkaq, bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.

Ekofin Media
Ekofin Media
abone falas pensionistët urbani
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Transporti publik nga privatët në udhëkryq, Bashkitë drejt rikthimit “në timon”

06:08 - Qershor 26, 2026

Shpenzimet administrative të bashkive në Shqipëri janë 44% më të larta se vendet e BE-së

06:04 - Qershor 26, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

17:13 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Transporti publik nga privatët në udhëkryq, Bashkitë drejt rikthimit “në timon”

gazetar_106:08 - Qershor 26, 20260

Nga Mirilda Tili Transporti publik në Shqipëri po hyn në një fazë të re debati.…

Shpenzimet administrative të bashkive në Shqipëri janë 44% më të larta se vendet e BE-së

06:04 - Qershor 26, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

17:13 - Qershor 25, 2026

10,881 tatimpagues kanë përfituar deri tani nga falja fiskale, 30 qershori afati i fundit

13:40 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:08 - Qershor 26, 2026

Transporti publik nga privatët në udhëkryq, Bashkitë drejt rikthimit “në timon”

06:04 - Qershor 26, 2026

Shpenzimet administrative të bashkive në Shqipëri janë 44% më të larta se vendet e BE-së

17:13 - Qershor 25, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

Transporti publik nga privatët në udhëkryq, Bashkitë drejt rikthimit “në timon”

06:08 - Qershor 26, 2026

Shpenzimet administrative të bashkive në Shqipëri janë 44% më të larta se vendet e BE-së

06:04 - Qershor 26, 2026

Eksportet shqiptare drejt BE-së pengohen nga mungesa e certifikimeve

06:01 - Qershor 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter