Tregu i valutave nuk po gjen qetësi, me lëvizje herë në drejtim të forcimit të lekut, e here në drejtim të zhvlerësimit të tij.
Ditën e sotme vihet re një trend rritës i vlerës së valutave kryesore. Kështu dollari amerikan blihet sot me 93.2 lekë dhe shitet me 96 lekë duke regjistruar një rritje të kuotës nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë të enjte.
Monedha europiane gjithashtu duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 105 lekë.
Franga zvicerane sakaq ka shënuar edhe ajo një ngjitje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport e ditën e mërkurë është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 109 lekë.
Paundi britanik ka vijuar edhe ai të luhatet në mënyrë konstante nga dita në ditë teksa është blerë sot me 118.5 lekë dhe është shitur me 121.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor. /ekofin.al
