Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim ankimimin e kompanisë gjermane EMS, lidhur me vendimin e qeverisë për koncesionin e portit të Durrësit.
Kompania gjermane EMS ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Portin Durrësit. EMS kishte kontratë 35-vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.
Kjo kompani ka kërkuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese të vlerësoi pajtueshmërinë së Ligjit nr. 79/2022 “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT sh.p.k., ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY sh.a. dhe NSHMI DEVELOPMENT L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me Ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006. 2. Shfuqizimi i Nenit 1, Nenit 3 dhe Nenit 4 të Ligjit nr. 79/2022. 3. Pezullimi i Nenit 1, Nenit 3 dhe Nenit 4 të Ligjit nr. 79/2022.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

