Vijon rënia e valutave kryesore ndaj lekut. Pas ditës së djeshme, që shënoi një mbivlerësim të ndjeshëm të lekut, edhe kjo e martë ka nisur me të njëjtën tendencë.
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 92.2 lekë dhe do të shitet me 93.7 lekë.
Monedha evropiane euro do të blihet me 101.4 lekë dhe do të shitet me 102.7 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet me 105 lekë dhe do të shitet me 107 lekë.
Ndërkohë paundi britanik do të blihet me 117.6 lekë dhe do të shitet me 119.6 lekë.
