Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Propozohet ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale

12:27 - Dhjetor 5, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Mazhoranca ka propozuar në Kuvend një nismë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe ka kërkuar miratimin e saj me procedurë të përshpejtuar. Kjo ka sjellë përplasje në seancë mes demokratëve dhe socialistëve.

Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, theksoi se procedura është bërë sipas rregullores së Kuvendit dhe se nisma është e nevojshme dhe e kërkuar nga shumë qytetarë.

“Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve, ata që na kanë dhënë nderin e madh që të jemi në këtë sallë, lidhur me disa raste apo shumë raste të penalizmit të padrejtë, duke perifrazuar edhe kolegët e opozitës, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, me një mur mbajtës të një shtëpie, të një avllie, dhe në këtë kontekst deputetë të PS-së, do të ftoja dhe deputetë të PD-së që ta përmirësojnë draftin në punë e sipër që do të zhvillohet në Komision”, tha Balla.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se “është Gjykata Kushtetuese që iu ka thënë që ligji që keni miratuar dhe këto veprime terrori ndaj qytetarëve bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Duke folur në Kuvend lidhur me nismën e propozuar nga Partia Socialiste për një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe që kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar, Bardhi duke iu drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja tha se “si ministër Drejtësie duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po ua shfuqizon, ti gjobat i ka shfuqizuar me vendimin numër 15 datë 22 .6 2022 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar shkronjën E të pikës 1 të nenit 52 të ligjit 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit në pjesën që parashikon dënim me gjobë për kryerjen e punimeve pa lejë për plotësimin e nevojave për strehim”.

Ende nuk është specifikuar se cilat do të jenë afatet për faljen e gjobave dhe sesi do të realizohet procesi. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
falje gjoba ligji ndërtime pa leje zona rurale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

gazetar_215:59 - Korrik 28, 20260

Publikimi i plotë i vendimit nr. 1307 të Komisionit të Konkurrencës, vetëm një ditë pas…

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:59 - Korrik 28, 2026

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:22 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter