Bankat kryesore të Europës, duke përfshirë Deutsche Bank dhe Lloyds Banking Group, vunë në dukje rrezikun në rritje të kredive të këqija ndërsa ekonomia globale lufton me rritjen e ngadaltë dhe inflacionin e lartë.
Rregullatorët financiarë dhe investitorët po vëzhgojnë me vëmendje mënyrën se si bankat përballojnë klimën e pasigurt ekonomike. “Stuhia” e fundit e të ardhurave bankare në Europë vuri në dukje tendencat më të gjera në bankingun global, ku bankat e investimeve janë nën presion për shkak të një ‘thatësire’ të marrëveshjes, ndërsa normat më të larta të interesit po ndihmojnë përfitueshmërinë në bankingun me pakicë.
Lloyds regjistroi një tarifë më të lartë për kreditë me probleme dhe humbi pritshmëritë e fitimit në gjysmën e parë, pasi ftohjet ekonomike të Britanisë rënduan mbi financat e saj dhe rritën presionin mbi menaxhmentin për të bërë më shumë për të ndihmuar kursimtarët.
Analistët e JPMorgan thanë se tarifa më e lartë se sa pritej nga Lloyds për kreditë e rënduara – deri në 76% në 662 milionë paund – dhe rënia e vëllimit të kredisë do të shkaktonte ulje të performancës së Lloyds për këtë vit.
Normat më të larta të interesit e ndihmuan UniCredit të mposhtë fuqishëm pritshmëritë për të ardhurat në tremujorin e dytë. Ndërsa banka vazhdon të regjistrojë një rritje të ndjeshme të kostos së saj të rrezikut në të ardhmen, ajo do të jetë më pak se sa ishte parashikuar.
