Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Australia miraton ligjin, fëmijët nën 16 vjeç nuk do përdorin rrjete sociale

14:26 - Nëntor 28, 2024 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Australia do t’i ndalojë fëmijët nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale, pasi Senati i saj miratoi ligjet më të rrepta në botë.

Ndalimi, i cili nuk do të hyjë në fuqi për të paktën 12 muaj, mund të bëjë që kompanitë e teknologjisë të gjobiten deri në 50 milion dollarë Australianë (32.5 milion dollarë amerikan) nëse nuk e respektojnë.

Kryeministri Anthony Albanese, i cili pranoi disa ditë më parë se rrënjët e tij janë arbëreshe, thotë se legjislacioni është i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë nga “dëmtimet” e mediave sociale, diçka që shumë grupe prindërish kanë bërë jehonë.

Por kritikët thonë se pyetjet se si do të funksionojë ndalimi dhe ndikimi i tij në privatësi kanë mbetur pa përgjigje.

Kjo nuk është përpjekja e parë globalisht për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët, por përfshin kufirin më të lartë të moshës të vendosur nga çdo vend dhe nuk përfshin përjashtime për përdoruesit ekzistues ose ata me pëlqimin e prindërve.

“Ky është një problem global dhe ne duam që të rinjtë australianë të kenë një fëmijëri”, tha Albanese kur prezantoi projektligjin në dhomën e ulët javën e kaluar. “Ne duam që prindërit të kenë paqe mendore”.

Pasi kaloi Senatin me 34 vota pro dhe 19 kundër të enjten vonë, projektligji do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku qeveria ka një shumicë që do të thotë se është e sigurt që do të kalojë, që ajo të miratojë amendamentet, përpara se të bëhet ligj.

Legjislacioni nuk specifikon se cilat platforma do të ndalohen. Këto vendime do të merren më vonë nga ministri i Komunikimeve i Australisë, i cili do të kërkojë këshilla nga Komisioneri i Sigurisë e-Safety, një rregullator i internetit që do të zbatojë rregullat.

Ekofin Media
Ekofin Media
Australia fëmijët rrjetet sociale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja, bisedimet për armëpushim drejt dështimit

09:52 - Qershor 3, 2026

“Një ishull privat i mrekullueshëm”, Ivanka Trump flet për investimin në Sazan

15:34 - Qershor 2, 2026

Jo më ese dhe detyra shtëpie: ChatGPT po transformon mënyrën si vlerësohen studentët në Spanjë

11:40 - Maj 31, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter