Gjatë vitit të fundit, tregu shqiptar i punës ka filluar të transformohet ndjeshëm, jo vetëm si vend tradicional i migrimit jashtë vendit (ku shqiptarë largohen për punë, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së), por gjithnjë e më shumë edhe si një destinacion që tërheq punëmarrës të huaj të cilët vijnë veçanërisht nga vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore si Filipinet, Pakistan, Irani, India, etj.
Kjo valë e re e fuqisë punëtore po shfaqet kryesisht në sektorët e shërbimeve, HORECA, pastrimit, shpërndarjes ushqimore dhe shitjes në dyqane, duke zënë pozicione që shpesh mbeteshin bosh për shkak të emigrimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve më të zhvilluara. Ky transformim po e shndërron gradualisht Shqipërinë nga një ekonomi tradicionalisht eksportuese e fuqisë punëtore, në një nyje dykahëshe të flukseve të migrimit të punës dhe të qarkullimit financiar.
Sipas të dhënave administrative, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në rreth 21,940 në vitin 2024, duke shënuar rritje krahasuar me një vit më parë, ndërsa rreth 54% e tyre kanë ardhur për arsye punësimi. Procesi i aplikimeve dhe miratimeve për leje qëndrimi ka një tendencë rritjeje, ku vërehen shtetet si India dhe Italia të dominojnë statistikat e reja, por edhe shtete si Filipinet, Pakistan dhe Irani po shfaqin gjithashtu rritje, sidomos në sektorët me kërkesë të lartë të punësimit. Ekonomistët dhe aktorë të tregut shpjegojnë këtë fenomen si rezultat të një kombinim faktorësh:
- Mungesa e fuqisë punëtore lokale është bërë strukturore për shkak të emigrimit të rinisë shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe SHBA-së, duke lënë boshllëqe kryesisht në sektorë që kërkojnë punëtorë pa kualifikim ose me kualifikim të ulët.
- Kostot e jetesës për punëtorët nga vendet më të varfra si Filipinet apo Pakistan janë relativisht më të ulëta, çka bën që pagat eofruara në Shqipëri të përbëjnë një perspektivë të rëndësishme ekonomike, krahasuar me të ardhurat në vendet e tyre të origjinës.
- Negociatat bilaterale për punësim mes Shqipërisë dhe shteteve të Azisë Juglindore, përfshirë iniciativa për të sjelljen e punonjëseve të huaj në sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë, po përparojnë duke e bërë Shqipërinë një destinacion më tërheqës për punë.
Nga migrimi i njerëzve, tek migrimi i parave
Tendenca e dërgesave të parave jashtë Shqipërisë – një fenomen në rritje
Ndërkohë që remitancat drejt Shqipërisë kanë qenë tradicionalisht një faktor kyç i ekonomisë – me shifra mbi 1 miliardë euro në vitin 2024 nga dërgesat personale dhe të ardhurat e punonjësve që punojnë jashtë vendit, viti 2025 ka shfaqur gjithashtu një fenomen të kundërt që sinjalizon dinamika të reja: rritje e dërgesave të parave nga Shqipëria drejt vendeve të origjinës së punëmarrësve të huaj.
Ky trend i ri i remitancave dalëse, edhe pse ende në fillimet e tyredhe me mungesë statistikash publike të detajuara, është vërejtur qartë nga operatorë të shërbimeve të pagesave dhe remitancave si EasyPay dhe Ria, të cilët raportojnë një rritje të kërkesës për transferime financiare drejt Filipineve, Pakistanit, Iranit dhe vendeve të tjera jashtë BE-së përmes kanaleve të tyre formale me tarifa konkurruese dhe transparencë më të lartë transaksionale. (Statistika specifike e koridoreve shpesh mungon në raportet publike, por trendi është i verifikueshëm nga tregu real i transaksioneve.)
Kjo tendencë është konsistente me zhvillimet globale ku flukset e migrantëve — si hyrëse ashtu edhe dalëse — kanw reflektuar një diversifikim geografik dhe ekonomik të rrjeteve migratore në dekadën e fundit. Pyetja që natyrshëm shtrojmë është: Si do të ndikoj kjo në ekonominë shqiptare? Qartasi në disa sektorë do të ketë ndikim të menjëhershëm, ndër të tjerë listojmë:
- Zgjidhja e boshllëqeve në tregun e punës
Prej vitesh tashmë sektori i shërbimeve, HORECA dhe ai i shpërndarjes ushqimore kanë qenë ndër më të prekurit nga mungesa e forces së punës, duke krijuar kërkesë për punonjës të huaj. Ky punësim ka ndihmuar në garantimin e vazhdimësisë operacionale të biznesit pa ndërprerje sezoni apo humbje të klientelës.
- Rritja e qarkullimit të valutës dhe stabilitetit të remitancave formale
Rritja e transferave jashtë vendit (outbound) përmes kanaleve formale është një tregues pozitiv për përfshirje financiare dhe përdorimin e shërbimeve të rregullta të pagesave. Kjo pritettë nxisë në të ardhmen konkurrencën e komisioneve, nevojën për transparencë transaksionale dhe shkallë më të lartë të formalizimit të pagesave. Për kompanitë e sektorit të pagesave dhe transfertave të parave si EasyPay dhe Ria, kjo hap një mundësi për të rritur fokusin në oferta dhe shërbime të dedikuara për korridore të reja të cilat nuk kanë qenë në vëmëndje të vecantë më parë.
- Diversifikimi i dinamikave migratore
Ndërsa ekonomi si Shqipëria përjetojnë një valë të re migrimi të punëmarrësve të huaj, natyrshëm pritet të rriten volume e dërgesave të parave jashtë vendit. Në terma makroekonomikë, kjo tendencë ka potencialin të balancojë qarkullimin e valutës, të rrisë formalizimin e transferimeve financiare, dhe të krijojë një ekosistem më të gjerë të shërbimeve financiare ndërkufitare që lidhen me tregun ndërkombëtar të punës.
Në një kohë kur Shqipëria historikisht ka qenë vend që pritës i remitancavenga diaspora shqiptare, ne në EasyPay dhe Ria po vëzhgojmë një trend të ri ku punëmarrësit e huaj, po dërgojnë në shtëpi më shumë para nga sa prisnim. Sipas të dhënave dhe vrojtimeve në kanalin EasyPay Ria për vitin 2025 është vënë re një dyfishim i dërgesave drejt disa prej këtyre korridoreve
Ky zhvillim nuk përfaqëson vetëm një tregues ekonomik afatshkurtër, por pasqyron një ndryshim gradual të rolit të Shqipërisë në zinxhirin ndërkombëtar të punësimit dhe të remitancave. Nga një ekonomi tradicionalisht pritëse e dërgesave nga diaspora, po vërehet gjithnjë e më shumë edhe rritja e transferimeve financiare që dalin nga Shqipëria drejt vendeve të origjinës së punëmarrësve të huaj. Kjo pritet të jetë një tendencë në rritje, e lidhur drejtpërdrejt me zgjerimin e punësimit të huaj në sektorët kyç të shërbimeve dhe turizmit.
Nëse kjo dinamikë vijon edhe në vitet në vazhdim, nuk do të ishte surprizë që përveç rritjes së numrit të transaksioneve dalëse nga Shqipëria drejt destinacioneve të ndryshme në botë, të shohim edhe një integrim më të madh të punëmarrësve të huaj në vetë zinxhirin e shërbimeve financiare. Kjo do të thotë më shumë përdorues, më shumë ndërveprim me shërbime si EasyPay dhe Ria, dhe potencialisht edhe më shumë punësim lokal të mbështetur nga ky fluks i ri ekonomik, një zhvillim që reflekton maturim të tregut dhe diversifikim të rolit të Shqipërisë në ekonominë rajonale dhe globale.
