Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Leku vijoi mbiçmimin ndaj Euros në tre-mujorin e tretë mesatarisht me 6.4%

16:45 - Nëntor 12, 2024 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Leku ka vijuar mbiçmimin ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore edhe në tre-mujorin e tretë, edhe pse me një ritëm më të ngadalësuar krahasuar me 6 muajt e parë të vitit. Referuar analizës së bërë në Raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të Lekut ndaj valutave kryesore vijoi të karakterizohet nga presione forcuese edhe gjatë tremujorit të tretë. Mbiçmimi i Lekut u rishfaq prej muajit gusht, ndonëse jo me të njëjtën shpejtësi si në fillim të tremujorit të dytë të vitit.

Kursi i këmbimit të Lekut ndaj Euros zbriti gradualisht në 100.0 në gusht, e më tej në 99.4 në shtator, pas qëndrueshmërisë në një mesatare prej 100.4 të vërejtur në periudhën maj – korrik. Kjo tendencë ka vijuar edhe gjatë javëve të para të muajit tetor, ku një euro u kuotua me mesatarisht 98.7 lekë.

Ndërkohë, pasi shënoi nivelin më të ulët prej 2.8% në muajin korrik, mbiçmimi vjetor u thellua në tre muajt pasues, duke shënuar vlerën mesatare prej 6.4%. Ky nivel është gjithsesi nën normën mesatare të mbiçmimit prej 9.3% të vërejtur gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vëren Banka e Shqipërisë.

Megjithëse ka shtuar operacionet e saj në tregun valutor, duke shtuar madje sasinë e valuës së blerë, Banka e Shqipërisë nuk arriti ta mbajë Euro mbi kufirin “psikologjik” të 100 Lekëve.  

Sa i përket kushteve të tregtimit, BSh vëren se tregu valutor vijon të karakterizohet nga rritje e vëllimeve, në linjë me zhvillimet në tregtinë e jashtme, si dhe nga kushte normale të tregtimit. Rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit rezultoi 21% në tremujorin e tretë, duke mbetur në nivele dyshifrore, si edhe në gjysmën e parë të vitit.

Ecuri të ngjashme me Euron ka regjistruar edhe Dollari amerikan në tremujorin e tretë, duke reflektuar njëkohësisht edhe nënçmimin e tij kundrejt Euros në tregun ndërkombëtar. Kursi usd/lek zbriti në 89.4 në muajin shtator, nga 93.2 që ishte në fund të tremujorit të dytë. Në javët e para të muajit tetor, kursi usd/ lek shënon mesatarisht 90.4, ose 9.7% më poshtë se në tetor të vitit të kaluar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
euro kursi lek mbiçmimi valutat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter