Ky partneritet prezanton për herë të parë në botë Fender Play të optimizuar për televizor, aplikacionin e plotë të mësimit online për kitarë, bas dhe ukulele, ekskluzivisht për televizorët Samsung
Samsung Electronics prezantoi partneritetin global ekskluziv me markën më të njohur të kitarave në botë, Fender, për të sjellë për herë të parë në televizorë versionin TV të Fender Play në Samsung TVs gjatë vitit 2026.
“Me mësime të bazuara në video në Samsung TVs, të mësuarit e një instrumenti përshtatet natyrshëm në jetën e përditshme dhe i ndihmon muzikantët të arrijnë objektivat e tyre më shpejt,” tha Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics. “Duke sjellë Fender Play në televizorë për herë të parë, Samsung po e shndërron ekranin më të madh në shtëpi në një hapësirë për të mësuar dhe luajtur së bashku.”
Përdoruesit mund të zgjedhin një rrugë mësimi për katër instrumente të ndryshme: kitarë elektrike, kitarë akustike, bas ose ukulele. Muzikantët kanë gjithashtu akses në kurse on-demand sipas nivelit të aftësive, secili me një gamë të gjerë mësimesh hap pas hapi, të ndërtuara rreth këngëve të njohura. Përmes Jam Mode, përdoruesit mund të zgjedhin një sfond argëtues dhe të luajnë së bashku me këngë të kuruara nga zhanre të ndryshme, duke e shndërruar ekranin e tyre në një skenë.
Samsung do të prezantojë live këtë eksperience në CES 2026, me demonstrime në ekran që do të shfaqin përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit. Me 20 vite radhazi si lider në tregun global të televizorëve, Samsung ofron cilësi figure, tingulli dhe besueshmëri që i mbajnë përdoruesit e rinj të angazhuar teksa zhvillojnë aftësitë e tyre.
“Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit të Fender Play te përdoruesit e Samsung TV, duke i ndihmuar entuziastët e kitarës të çojnë aftësitë e tyre në një nivel tjetër,” tha Cliff Kim, Zëvendëspresident për Strategjinë e Rritjes, Produkte Digjitale në Fender dhe President i Fender Play Foundation. “Misioni ynë ka qenë gjithmonë të edukojmë dhe të frymëzojmë muzikantët në mbarë botën dhe ky partneritet u jep dashamirësve të muzikës mundësinë të mësojnë, të ushtrojnë dhe të luajnë me mësimet interaktive dhe me cilësi të lartë të Fender Play, drejtpërdrejt në Samsung TV.”
Aplikacioni do të publikohet në gjysmën e parë të vitit 2026. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com.
