Qeveria ka vendosur datën 26 dhjetor si ditë pushimi për administratën shtetërore, që pason festën e Krishtlindjes.
Burimet i thanë Ekofin.al se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Punonjësit e administratës do të kenë mundësi për të festuar me familjet dhe njerëzit e dashur, një fundjavë të gjatë. Dita e premte do të zëvendësohet në një nga ditët e vitit të ri 2026.
Viti 2025 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme si hapja e kapitujve për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rishikimi i një sërë ligjesh në fushën e drejtësisë, legjislacionit tatimor për bizneset, si dhe ndryshimet ligjore klimatike.
Kryefjala e fundvitit ka qenë rritja e pagave dhe pensioneve që nisin nga viti 2026. /ekofin.al
