Inflacioni në Shqipëri është në norma të përmbajtura, kështu ka deklaruar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023 është 4.5 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7.4 %”, tha Ibrahimaj.
Komponenti kryesor i rritjes dhe ndikimit të inflacionit total gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ishte ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili ka edhe peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.
Megjithatë, ky inflacion ka vijuar të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.