Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me mbipopullimin më të lartë të banesave në rajon, me 57.1% të familjeve që jetojnë në kushte mbipopullimi, duke u pozicionuar dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 16.9%, e cila ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me 18.1% në vitin 2014.
Në Ballkan, akoma më keq se Shqipëria është Mali i Zi, ku 61.6% e familjeve jetojnë në mbipopullim, ndërsa vendet e tjera di Serbia me 46.6% dhe në Maqedonia e Veriut me 38% janë më mirë, ndërsa Rumania me 40.7% është mes vendeve të BE më problematike për mbipopullimin në strehim.
Në fakt, më shumë se 30% e popullsisë jeton në familje të mbipopulluara në 5 vende të BE-së, ku Rumania kryeson, e ndjekur nga Letonia me 39.3%, Bullgaria me 33.8%, Polonia me 33.7% dhe Kroacia me 31.7%, ndërsa në skajin tjetër qëndrojnë vendet me normat më të ulëta të mbipopullimit si Qipro me 2.4%, Maltë me 4.4% dhe Holandë me 4.6%.
Paralelisht me këtë realitet të strehimit, të dhënat tregojnë se perceptimi i diskriminimit gjatë kërkimit për banesë është dukshëm më i lartë te personat në rrezik varfërie ose përjashtimi social krahasuar me ata që nuk janë në rrezik, si në nivel të Bashkimi Evropian ashtu edhe në shumicën e vendeve.
Në nivel BE-je, rreth 10% e popullsisë 16+ raportojnë ndjesi diskriminimi, por kjo përqindje rritet në 15–16% te grupi në rrezik dhe zbret në 5–6% te ata jashtë rrezikut. Diferencat janë veçanërisht të theksuara në Spanja, Franca dhe Belgjika, ku 15–17% e personave në rrezik ndihen të diskriminuar krahasuar me 7–9% të popullsisë jo në rrezik, ndërsa një kontrast ekstrem shfaqet në Zvicra, ku kjo përqindje arrin rreth 25% te grupi në rrezik dhe mbetet rreth 12% te ata jashtë rrezikut.
Në Evropën Qendrore dhe Juglindore nivelet absolute janë më të ulëta, por hendeku mes grupeve mbetet i qartë, pasi në Shqipëri vetëm 2–3% e popullsisë totale raportojnë ndjesi diskriminimi gjatë kërkimit për strehim, ndërsa kjo shifër rritet në 6–7% te personat në rrezik dhe zbret në 1–2% te ata jashtë rrezikut, një model i ngjashëm me Turqia dhe Serbinë.
Në tërësi, të dhënat konfirmojnë se mbipopullimi i lartë i banesave dhe rreziku i varfërisë shoqërohen drejtpërdrejt me pabarazi të theksuara sociale dhe me një probabilitet dukshëm më të lartë për të ndjerë diskriminim në tregun e strehimit, edhe në vendet ku nivelet mesatare duken relativisht të ulëta./ekofin.al

