Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet të titulluar “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan mekanizmat për përgatitjen hap pas hapi të sektorit bujqësor të Shqipërisë drejt BE-së.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe fermerëve për përballimin e sfidave të tregut europian.
“Jemi sot për një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, me disa nga protagonistët kryesorë, të fermës shqiptare, për të folur për planin e veprimit dhe për domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh, në mënyrë që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut euroipian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE
Dua të flas hapur me ju, duke ju thënë që kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe anën e saj të ndritur. Ana e saj e errët është ajo që pret çdokush prej jush që nuk është i përgatirur për atë ditë. Sepse nmegociatat me BE-në dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me atë çfarë ne shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor duhet ti përgjigjet kontratës.
Pjesa e kontratës që lidhet me bujqësinë është më e vështira siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera, por është dhe me e mirëpritura e atyre që janë të gatshëm të përballen me standardet, kontrollet ku cilësia është shumë e lartë e produkteve, kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar europian. Por unë besoj shumë tek ju dhe besoj shumë edhe tek ata.“, tha Rama.
Kryeministri riktheu vëmendjen tek transformimi i sektorit gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se numri i fermerëve që përfitojnë mbështetje është rritur nga 5 mijë e 600 në 67 mijë e 500, ndërsa mbështetja financiare ka bërë diferencën në jetën e fermerëve.
“Një dekadë më parë ishin aty tek toka dhe përballeshin me një sifë mbijetese të jashtëzakonshme, kush e ka kaluar atë sfidë, jam i bindur që do ta kalojë edhe këtë sfidë.
Një dekadë më parë, bujqësia ishte sektor i braktisur totalisht, numri i fermerëve që merrnin mbështetje 5600, sot është 67 mijë e 500 dhe nuk bëhet fjalë për mbështtetje simbolike më por bëhet fjalë për një mbështetje që peshon në [postofolin e fermeës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm aktivitet i një grushti fermerësh që ia kishin dalë deri aty dhe deficiti tregtar ishte një katastrofë unikale, në rajon se në europë nuk po futemi të bëjmë krahasime.”, tha Rama.
Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.
Rama prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e fermave, duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe përdorimin e platformës Euro Agro Albania si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët.
Sipas kryeministrit, çdo projekt i duhur do të financohet, ndërsa Euro Agro Albania do të shërbejë si udhërrëfyes për standarde, afate dhe procedura konkrete, duke krijuar një kanal të hapur dialogu mes fermerëve, AZHBR-së dhe institucioneve financiare.
“Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë që duam ta çojmë deri në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit dhe të Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një kredi inovative dhe patjetër me mbështetje e AZHBR-së dhe të BE, do të kemi mundësinë që t’i vëmë në dispozicion fermës shqiptare një fakt që për askënd nuk do të jetë çështje lekësh dhe fondesh, për gjithkënd do të jetë një çështje të projekteve të duhura.
Çdo projekt që do të jetë i duhur dhe do të mbështetje me dije nga ana e aplikantit, nuk diskutohet që do të financohet në një mënyrë apo në një tjetër. Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por është një instrument që të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë në fermë dhe punojnë duan që të rrisnin prodhimin, cilësinë, eksportet, kapacitetet dhe fondet duhet që ta marrin ta përdorin dhe ta kthejnë në një nga instrumentet e punës së tyre.
Është një udhërrëfyes për të gjithë ju, është një burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete. Është një kanal dialogu, ku çdo kush mund të hyjë aty, të pyesë dhe të marrë përgjigje. Është një mjet koordinimi që mes jush dhe nesh, mes AZHBR-së ka një ndërveprim të vazhdueshëm. Është një derë e re e hapur për të gjithë ju. Është një derë që ka ekzistuar gjithmonë, që ka një qasje dhe një frymë të re për dispozicionin tuaj”, tha kryeministri Rama.




