Inflacioni është ulur lehtë në qershor, pas rritjes që shënoi në maj. INSTAT njoftoi se ndryshimi i Çmimeve të Konsumit në qershor ishte 4.5% në qershor, nga 4.7% në maj dhe 4.6% në prill.
Pavarësisht rënies së lehtë në qershor, tendenca e tkurrjes së çmimeve është shumë më e ngadaltë sesa në eurozonë. Ulja e energjisë ka “qetësuar” inflacionin në Eurozonë, ndërsa në Shqipëri po reduktohet më ngadalë për shkak të efektit të produkteve ushqimore, të cilat përveçse janë të shtrenjta zënë dhe një peshë shumë më të lartë në buxhetin e ushqimeve.
Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,45 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,22 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -1,13 pikë përqindje.
