Kuvendi miratoi me 81 vota pro të socialistëve projektligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me kufizimin se Bizneset nuk do të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në cash me një biznes tjetër.
Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul gjithashtu tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë individët apo të vetëpunësuarit.
Në këtë mënyrë, qytetarët nuk mund të blejnë cash në shuma mbi 500 mijë lekë (5 mijë euro). Në këtë rast, gjatë dëgjesave në komision, Shoqata e Bankave kishte kërkuar që ky tavan të ishte shumë më i ulët, por propozimi nuk u mor parasysh.
