Të dhënat e fundit të INSTAT pasqyrojnë rritje të pjesëmarrjes në forcat e punës për 3-mujorin e tretë të vitit për popullsinë 15–64 vjeç, duke arritur në 76.5%, 0.6% më shumë se T3 2024 dhe 0.2% krahasuar me T2 2025.
Hendeku gjinor mbetet i lartë, 12.8%, me Burrat 82.9% dhe Gratë 70.2%. Këto të fundit shënuan rritjen më të fortë (+0.7 pp), por hendeku mbetet i konsiderueshëm, duke reflektuar sfida strukturore të tregut të punës, përfshirë kujdesin familjar, normat kulturore dhe mungesën e politikave mbështetëse të punësimit.
Sa i përket të rinjve, rënia vjetore tregon se më shumë të rinj po vazhdojnë arsimin ose po largohen nga tregu i punës, ndërsa rritja tremujore sinjalizon aktivizim sezonal dhe rritje të vendeve të punës në shërbime.
Shkalla e punësimit për popullsinë 15+ vjeç ishte 58.8%, duke shënuar 0.2% rritje vjetore dhe 0.4% rritje tremujore. Në grupmoshën 15–64 vjeç, punësimi arriti 69.6%, me rritje të qëndrueshme si në krahasim vjetor ashtu edhe tremujore.
Punësimi sipas gjinisë, Burrat: 76.6% (+1.1 pp krahasimisht me vitin) dhe Gratë: 62.7% (-0.3 pp). Hendeku gjinor i punësimit (13.9 pp) mbetet edhe më i lartë se ai i pjesëmarrjes, duke treguar pengesa më të forta për gratë në fazën e hyrjes dhe qëndrimit në tregun e punës.
Punësimi i të rinjve
•Shkalla: 45.5%
•Ndryshimi vjetor: -0.6 pp
•Ndryshimi tremujore: +1.7 pp
Punësimi sipas sektorëve ekonomikë
•Shërbimet: -9.9% (rënia më e madhe vjetore)
•Bujqësia: -4.1%
•Industria: -2.4%
•Gjithsej: +0.2% rritje vjetore / +0.4% tremujore
Sektori i shërbimeve, historikisht më i madhi në ekonominë shqiptare, ka hyrë në një fazë qartazi ngadalësimi, i ndikuar nga sezonaliteti dhe rritja e kostove të operimit.
Numri i të punësuarve
•1,178,604 persona
•+0.7% krahasuar me T2 2025
•-0.6% krahasuar me T3 2024
Rënia vjetore e punësimit, e kombinuar me rritjen e pjesëmarrjes, sugjeron një presion më të fortë mbi tregun, sidomos tek të rinjtë dhe gratë.
Shkalla e papunësisë për popullsinë 15+ ishte 8.1%, duke mos ndryshuar krahasuar me T3 2024, por duke shënuar rënie të mëtejshme prej 0.4 pp krahasuar me T2 2025.
Papunësia sipas gjinisë
•Burrat: 6.8% (–0.9 pp)
•Gratë: 9.7% (+1.2 pp)
Rritja e papunësisë tek gratë është një nga sinjalet më problematike të këtij tremujori.
Papunësia e të rinjve 15–29 vjeç
•15.0%, një rënie e fortë:
•-2.8 pp vjetore
•-1.3 pp tremujore
Kjo tregon përmirësim të gjendjes së të rinjve në treg, ndoshta si rezultat i rritjes së kërkesës në sektorët që punësojnë sezonalisht.
Shkalla e inaktivitetit në grupmoshën 15–64 vjeç ishte 23.5%.
Mes të paaktivëve:
•19.6% angazhuar në detyra shtëpiake
•9.9% në pension ose pension të parakohshëm
•14.9% paaftësi e përhershme për punë
•1.9% të papunë të dekurajuar
Të rinjtë jo-aktivë
•Inaktiviteti: 46.5%
•72.8% në arsim ose trajnim
•Vetëm 0.9% të dekurajuar
Ky është një indikator pozitiv: pjesa dërrmuese e të rinjve janë të përfshirë në formim profesional.
Treguesit e 3-mujorit të tretë 2025 për punësimin tregojnë një treg pune më dinamik, me rritje të pjesëmarrjes dhe punësimit; ngadalësim në sektorët bazë, sidomos shërbimet; sfida të vazhdueshme për gratë dhe grupmoshat e reja; një ulje të papunësisë së të rinjve, që është zhvillim pozitiv; rritje të ofertës së punës (pjesëmarrja), e cila kërkon kapacitet më të madh thithës nga sektori privat. /ekofin.al
