28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Pavarësisë. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë.
Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. 469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.
Ismail Qemali u komunikoi aktin historik gjashtë Fuqive të Mëdha të kohës dhe shteteve të Ballkanit, duke kërkuar njohjen e vullnetit për liri të popullit shqiptar.
Vendimi i Kuvendit të Vlorës përbën një nga momentet më kulmore të historisë sonë: i dha fund sundimit pesëshekullor osman dhe hapi një epokë të re zhvillimi politik, ekonomik e kulturor.
Kjo ishte edhe një fitore kundër planeve për copëtimin e vendit, duke afirmuar të drejtën e Shqipërisë për të qenë e lirë dhe e pavarur, përkrah kombeve të tjera të Evropës.
28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.
