E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet, që kanë shkaktuar dëme serioze, por edhe humbje jetësh njerëzore.
Situatë kritike në Emilia Romagna pas reshjeve të orëve të fundit. Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet. Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali. Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte. Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor.
Ishulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.
Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona. Një familje u evakuua.
Pothuasje të gjitha rajonet janë në alarm. Kalabria jugore dhe Joniane, në një pjesë e madhe të Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe në juglindje të Lombardisë janë në alarm portokalli, ndërsa trembëdhjetë rajone të tjera janë në alarm të verdhë.

