Duke qenë se 72% e konsumatorëve europianë blejnë ushqime çdo ditë ose disa herë në javë, freskia e ushqimit dhe eficienca e ruajtjes së tij janë më të rëndësishme se kurrë. Frigoriferët Samsung Bespoke AI janë krijuar për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke përfshirë teknologji të avancuara që ruajnë cilësinë e ushqimit, optimizojnë hapësirën për ruajtje dhe reduktojnë sasinë e mbetjeve. Për ata që blejnë shpesh, këto karakteristika e bëjnë ruajtjen e përditshme të ushqimit të thjeshtë dhe efikase.
Ruajtja inteligjente e ushqimit për freski maksimale
Frigoriferët Samsung përfshijnë teknologji të avancuara ftohjeje, të përshtatura sipas modelit ose specifikave, të dizajnuara për efikasitet maksimal, ruajtjen e freskisë së ushqimit dhe kontroll të saktë të temperaturës optimale.
Efikasitet me inteligjencë artificiale për përdorim të përditshëm
Hapja e shpeshtë e frigoriferit gjatë ditës, një zakon tipik për ata që blejnë shpesh ose kanë një familje shumë dinamike, mund të shkaktojë ulje të efikasitetit energjetik dhe ftohje të pabarabartë. Modaliteti AI Energy zgjidh këtë problem duke mësuar zakonet tuaja të përdorimit dhe duke përshtatur konsumimin e energjisë sipas tyre.
Kompresor AI Inverter: Besueshmëri me funksionim jashtëzakonisht të qetë
Qëndrueshmëria dhe efikasiteti i frigoriferit varen në masë të madhe nga kompresori i tij. Kompresori Samsung AI Inverter është dizajnuar për të funksionuar jashtëzakonisht qetë dhe për të siguruar ftohje të saktë, edhe kur dyert hapen shpesh.
Për familjet që plotësojnë shpesh rezervat e ushqimit, kjo teknologji siguron që ushqimi të mbetet i freskët pa zhurmë shtesë ose mirëmbajtje të shpeshtë.
Ruajtje e përshtatshme për më shumë komoditet
Përveç ftohjes inteligjente, frigoriferët Samsung Bespoke AIofrojnë zona të përshtatshme ruajtjeje që mund të shndërrohen sipas nevojës në hapësirë frigoriferi ose ngrirjeje. Ky fleksibilitet është ideale për ata që blejnë rregullisht përbërës të freskët.
Për ata që blejnë shpesh, ruajtja e përshtatshme do të thotë organizim më i mirë dhe qasje më e lehtë tek ushqimet e përditshme.
Frigorifer i dizajnuar për zakonet e përditshme të blerjeve
Për ata që vizitojnë dyqanet e ushqimeve pothuajse çdo ditë, frigoriferët Samsung Bespoke AI kombinojnë ftohje inteligjente, efikasitet energjetik dhe ruajtje të përshtatshme, duke bërë që ushqimi të mbetet i freskët më gjatë dhe duke reduktuar sasinë e ushqimit të hedhur. Me teknologji si ftohja nga të gjitha anët, modaliteti AI Energy dhe kompresori AI Inverter, këta frigoriferë janë zgjidhja ideale për ata që në rutinën e përditshme prioritizojnë freskinë, kursimin dhe komoditetin.
Duke u përshtatur me nevojat e atyre që blejnë shpesh, Samsung siguron që ruajtja e përditshme e ushqimit të bëhet më e thjeshtë dhe më efikase. Ushqimet mbeten të shijshme, ndërsa kuzhina më e organizuar.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.



