Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës kanë qenë themelimi i komisioneve parlamentare, miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, projekt-buxheti për vitin 2026 si dhe buxheti i RTK-së.
Pas përfundimit të deklarimeve të deputetëve të Kuvendit, nuk u hodh në votim asnjëra pikë. Kryeparlamentari Dimal Basha tha se seanca do të mbetet e hapur nëse ka ndryshim të qëndrimeve të partive të ish-opozitës për të marrë pjesë në këtë seancë.
“Seanca mbetet e hapur në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve. Unë iu bëj thirrje deputetëve dhe subjekteve politike që të mblidhemi dhe t’i tejkalojmë këto ligje që janë me rëndësi për të gjithë qytetarët”, tha ai.
