Sektori i Prokurimeve Publike duhet çliruar pasi mungon transparenca, kështu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, Jorida Tabaku. Deputetja demokrate ka rezervat e saj për këtë sektor dhe theksoi se mungon informacioni për hapat që ndiqen nga momenti i shpalljes së tenderit.
Tabaku: Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike. Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë. Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”.
