Popullsia botërore ka arritur në 8.2 miliardë banorë deri në dhjetor 2024. Për herë të parë në histori, gati gjysma e njerëzimit i përket Gjeneratës Z dhe Gjeneratës Alfa – brezat e lindur në epokën digjitale, sipas të dhënave nga We Are Social, IntelPoint dhe Kombeve të Bashkuara (World Population Prospects 2024). Gjenerata Beta (e lindur midis viteve 2025–2039), e cila përfaqëson më pak se 1% të popullsisë, nuk është përfshirë për shkak të mungesës së të dhënave.
Gjenerata Alfa bëhet grupmosha më e madhe
Gjenerata Alfa, e lindur midis viteve 2013–2025, përfshin tashmë rreth 2.0 miliardë njerëz, ose 24.4% të popullsisë botërore. Shumica janë ende në shkollë fillore, por numri i tyre tashmë tejkalon çdo brez tjetër.
Pesha e tyre demografike do të formësojë gjithnjë e më shumë tregjet e konsumit, sistemet arsimore dhe tendencat teknologjike në dekadat e ardhshme. Vendet që po e nxisin këtë rritje janë kryesisht në Afrikë dhe Azinë Jugore, ku normat e lindshmërisë mbeten të larta.
Gjeneratat Z dhe Millennial dominojnë fuqinë punëtore
Gjenerata Z (mosha 13–28 vjeç) dhe Millennials (mosha 29–44 vjeç) së bashku përbëjnë 44% të popullsisë botërore – dhe pjesën më të madhe të fuqisë punëtore globale. Vetëm Millennials arrijnë në 1.7 miliardë njerëz.
Popullsitë në plakje: Boomers dhe Gjenerata e Heshtur
Në anën tjetër të spektrit moshës, Baby Boomers (mosha 61–79 vjeç) përfaqësojnë rreth 12.8% të popullsisë, ndërsa ata 80 vjeç e lart – që përfshijnë Gjeneratën e Heshtur dhe grupet edhe më të vjetra – përbëjnë vetëm 2% të njerëzimit.
Këto shifra tregojnë një ndryshim të madh demografik global, ku brezat e rinj digjiitalë po bëhen forca dominante në ekonomi, kulturë dhe teknologji./Përshtati nga Visual Capitalist, ekofin.al

