Kompania fintech e themeluar në Shqipëri T-Blocks është bashkuar me firmën amerikane të blockchain-it Ripple për të nisur tokenizimin e aseteve reale në rrjetin XRP Ledger (XRPL) të Ripple.
Partneriteti do t’i mundësojë T-Blocks të digitalizojë rreth 50 milionë euro (58.3 milionë dollarë) asete nga fondi i saj me bazë në Luksemburg, duke u lejuar investitorëve t’i tregtojnë online, tha kompania në një njoftim për shtyp.
E themeluar në Shqipëri në vitin 2023, T-Blocks ka tashmë selinë në Luksemburg. Më herët këtë vit, ajo lançoi një fond investimesh që synon investitorët e diasporës të interesuar për të investuar në pasuri të paluajtshme dhe energji të gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Kompania shqiptare e tokenizimit të aseteve, T-Blocks, njoftoi të martën se ka lançuar një fond investimesh me bazë në Luksemburg, i cili synon investitorët e diasporës që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe projekte të energjisë së gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit për shtyp, T-Blocks ka krijuar një pipeline investimesh prej rreth 1 miliard eurosh (1.13 miliard dollarë) në asete, përfshirë hotele bregdetare me pesë yje dhe projekte të energjisë së gjelbër. Nga kjo shumë, 250 milionë euro projekte janë tashmë në fazë përgatitjeje dhe organizimi për t’u përfshirë në fond.
Familjet, menaxherët e aseteve, investitorët institucionalë, si edhe investitorët në kriptovaluta, mund të investojnë përmes nënfondeve të fondit, me qëllim uljen e riskut.
E regjistruar në Shqipëri në vitin 2023, T-Blocks është e specializuar në integrimin e aseteve reale në teknologjitë blockchain, duke ofruar një platformë që mundëson përfaqësimin dhe tregtimin digjital të aseteve reale./Përshtati nga SeeNews, ekofin.al

.
