Në një ceremoni që u mbajt të dielën pasdite, u shpall fituesi i Parkut të Besimit (Faith Park), i cili është BIG – Bjarke Ingels Group + SON Engineering & Construction + Futurecity + Edoardo Tresoldi + Arton Poro + Systematica + Zyhdi Teqja + RWDI + Gazmend Aga.
Shpallja e fituesit të garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park), një ide që mblodhi në Tiranë 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unik të Tiranës dhe Shqipëri, ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.
Mes finalistëve ranë në sy studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës, por edhe ekipe vendase. Në garë për fazën finale ishin projektet e studiove si më poshtë:
- Adjaye Associates + Nicola Green + ASARCHITECTS + KLODIADA
- Aires Mateus e Associados + Proafa – Serviços de Engenharia + gonçalves vieira – cruz + PROAP Landscape Architecture + Cinque architettura & ingegneria + studio Raça Arkitektura
- AL_A + GROSS.MAX. + Eckhard Kahle, Albanian Artisans + VARKA architecture + Muhamet Kruja + Kajo Rada + Thoma Shkira & Enes Hyka
- BIG – Bjarke Ingels Group + SON Engineering & Construction + Futurecity + Edoardo Tresoldi + Arton Poro + Systematica + Zyhdi Teqja + RWDI + Gazmend Aga
- BOLLES+WILSON + Roof of Art Studio
- Casanova + Hernandez Architects
- GG-loop + Atelier 4 + Rojkind Arquitectos + Studio Farris Architects + Parcnouveau + Tellart
- LDA Design + Atelier Ten + Buro Happold + Tsolakis Architects & Partners + RLB Architecture + ArdiCC + Alexander Shtanuk
- MVRDV + Studio Other Spaces + Doxiadis Associates + UNO architecture + F&M Ingegneria
- Openfabric + Park Associati + AMDL Circle + Tharm Architects + MIC-HUB + LACHLAN TURCZAN + Fatjon Saliu
- RCR Arquitectes + Batlleiroig + Abkons
- XDGA + iRI Architecture + Plant en Houtgoed + JESHILE + D&C PARTNERS + Driant Zeneli
Parku do të ofrojë hapësira për pushim dhe ndërveprim për grupe, kombësi dhe besime të ndryshme, dhe do të shërbejë si një vend për ngjarje që festojnë këto komunitete. Nëpërmjet theksit mbi bashkëjetesën, ky projekt do të krijojë një dinamikë të re hapësinore në kryeqytet, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe shpirtin qytetar, dhe duke festuar paqen, qëndrueshmërinë dhe unitetin e popullit shqiptar, në të gjitha besimet e tij.
Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona.
Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim. /ekofin.al









