Maqedonia e Veriut ka vendosur të kufizojë marzhet bruto të fitimit në 10% për kategori të caktuara ushqimesh, me synimin për të luftuar inflacionin.
Masa parashikohet të hyjë në fuqi në fund të tetorit. Qeveria po kufizon marzhin fitimit për kompanitë për tregtimin e 73 produkteve, duke përfshirë miellin, bukën, qumështin dhe produktet e bulmetit, mishin, disa lloje frutash dhe perimesh, orizin, fasulet, makaronat, vajrat vegjetalë dhe disa produkte të konservuara.
Në gusht, çmimet e ushqimeve në Maqedoninë e Veriut ishin 4% më të larta se fundi i 2023, me rritjen më të madhe për frutat, qumështin, djathin, vezët, perimet, mishin dhe bukën, të cilësuar edhe si produktet kryesore të shportës.
“Ne vlerësojmë se me zbatimin e këtij vendimi, çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike do të ulet mesatarisht me 10%, që do të sjellë uljen e kostove për produktet e shportës ushqimore dhe pijeve”, u shpreh ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.
Çmimet mesatare të konsumit në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 2.2% vit pas viti në gusht, e ndjekur nga një rritje 3% në gushtin e këtij viti, sipas të dhënave të fundit nga zyra e statistikave. /Përgatiti: ekofin.al

