Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit të Brendshëm, në sipas burimeve të ekofin.al. Ndërkohë zvministri i brendshëm, Andi Mahilën, u shkarkua po ashtu në mbedhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Caka ka një karrierë të gjatë në fushën ligjore dhe politike, me eksperiencë si deputete, eksperte ligjore në Kuvend dhe pedagoge.
Në nivel parlamentar, ka shërbyer si Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, anëtare e disa komisioneve kyçe, përfshirë atë të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Nënkomisionin e të Drejtave të Njeriut dhe Komisionin e Reformës në Drejtësi. Gjithashtu ka qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE), si dhe ka ushtruar funksione drejtuese në Delegacionin e Miqësisë Shqipëri–Norvegji dhe Aleancën e Grave Deputete.
Caka ka qenë eksperte ligjore në disa komisione të rëndësishme parlamentare, mes të cilave Komisioni i Reformës Zgjedhore, Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese dhe Komisioni Hetimor për Krimet Zgjedhore. Ka kontribuuar gjithashtu në procesin e Vetting-ut në politikë dhe në hartimin e Kodit të Etikës për partitë politike nëpërmjet Westminster Foundation for Democracy.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë, siç raporton ekofin.al, ka patur edhe disa lëvizje të tjera në nivel zvministrash, ku është liruar nga detyra zvministrja e shëndetësisë Mira Kapisyzi dhe në vend të saj është emëruar Eugena Tomini, që rikthehet në këtë post, pasi deri më sot ushtroi detyrën e shefes së ISHP-së. Gjithashtu është emëruar në detyrën e zvministres së infrastrukturës dhe energjisë ish-deputetja Edona Bilali. /ekofin.al
