Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit “Enea/ Hotel Ksamil”, me subjekt “AICA Imobilare” sh.p.k. NUIS M12424014E.
Projekti përfshin të gjithë komponentët që i përkasin sektorit së turizmit si hotel luksoz, i cili është projektuar të ketë në total 11 kate me 155 dhoma, nga të cilat 55 do të jenë dhoma standarte, 92 deluxe dhe 8 suita.
Gjithashtu do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh të tjera mbështetëse përveç akomodimit. Projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë 180 punonjës.
Brenda zonës së interesit në ZK 2297 gjenden pasuritë të cilat përbëjnë sipërfaqen e gjurmës së projektit të investimit strategjik: Pasuria nr. 4/1226, vol 31, fq. 118, Truall, me sip. 3506 m2 dhe ndërtesë me sip. 584.5 m2, në pronësi të shoqërisë “AICA Imobiliare” sh.p.k.; Pasuria nr. 4/102, vol 8, fq. 116, me sip. 1624 m2, në pronësi “Shtet”; Pasuria nr. 4/99, vol 10, fq. 237, me sip. 840 m2, në pronësi “Shtet” (kërkuar 255 m2 nga subjekti).
Sipas dokumentit që e disponon Ekofin.al, projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 45 milionë Euro.
Ky status jepet për një për një periudhë 2 -vjeçare.
Njëkohësisht, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, masat mbështetëse që i jepen projektit përfshijnë kryerjen e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike; asistencë në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara, sipas legjislacionit të investimeve strategjike;
Gjithashtu, në parim është miratuar edhe bështetëse konsolidim toke, si dhe vënie në dispozicion e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik me destinacion zhvillimin e projektit të integruar turistik. /ekofin.al
