Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke arritur në 83.906 lekë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje prej 11,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve
Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:
-Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit
-Informacioni dhe Komunikacioni

Ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024:
-Rritja më e madhe e pagës ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale, me një rritje prej 16,9%.
-Rritja më e vogël u regjistrua në Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rreth 5,3%.
Pagat sipas profesioneve
Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:
-Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë Ekzekutivë
-Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)
Ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024:
-Rritja më e madhe e pagës u shënua në profesionin e Forcave të Armatosura dhe Specialistëve me arsim të lartë, me një rritje përkatësisht prej 23,2% dhe 13,6%.
-Rritja më e vogël u regjistrua në profesionin e Menaxherëve, Ligjvënësve dhe Drejtorëve Ekzekutivë, me rreth 8,8%.
Shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës
Sipas INSTAT, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.
Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës./ekofin.al
