Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin Gusht 2025 shënoi një rritje vjetore prej 2,3%, duke u përshpejtuar krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar kur ishte 2,0%. Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet janë rritur me 0,3%, duke reflektuar tendencat sezonale dhe ndikimet nga grupet kryesore të shpenzimeve familjare. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i përgjithshëm i indeksit arriti në 119,5 pikë kundrejt bazës së dhjetorit 2020.
Kontributet kryesore në rritjen vjetore
•Ushqime dhe pije joalkoolike: +0,85 pikë përqindje
•Qira, ujë, energji dhe lëndë djegëse: +0,63 pikë përqindje
•Mobilje dhe pajisje shtëpie: +0,21 pikë përqindje
•Pije alkoolike dhe duhan: +0,16 pikë përqindje
•Argëtim dhe kulturë: +0,14 pikë përqindje
•Hotele, kafene dhe restorante: +0,13 pikë përqindje
Ndikime më të vogla, por pozitive, kanë dhënë edhe grupet mallra dhe shërbime të ndryshme, transporti, komunikimi, veshje e këpucë, si dhe shëndeti.
Krahasuar me Gushtin 2024, rritja më e fortë është vërejtur në:
•Argëtim dhe kulturë: +6,3%
•Pije alkoolike dhe duhan: +3,3%
•Qira, ujë, energji: +3,1%
•Mobilje dhe pajisje shtëpie: +2,8%
•Ushqime dhe pije joalkoolike: +2,5%
Brenda ushqimeve, më të prekura nga rritja e çmimeve janë:
•Vajra dhe yndyrna: +6,5%
•Qumësht, djathë dhe vezë: +3,6%
•Mish: +3,2%
•Peshk: +2,4%
•Fruta: +2,1%
Krahasuar me Korrikun 2025, çmimet janë ndikuar kryesisht nga:
•Qira, ujë dhe energji, Argëtim dhe kulturë, Hotele e restorante: +0,5% secili
•Mobilje dhe pajisje shtëpie: +0,4%
•Ushqime, Pije alkoolike dhe duhan, Veshje e këpucë: +0,3%
Të dhënat tregojnë se inflacioni vijon të qëndrojë në nivel të moderuar, brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë, por presioni nga grupet bazë të konsumit, sidomos ushqimet dhe energjia, mbetet i dukshëm. Kjo rritje reflekton një kombinim faktorësh si kostot e prodhimit, çmimet ndërkombëtare të lëndëve të para dhe ndikimi i stinës në prodhimet bujqësore. /ekofin.al
