Duke nisur dita e nesërme, 1 gusht 2025, të gjitha recetat mjekësore – si në shërbimin publik ashtu edhe privat – do të kenë një model të unifikuar, duke i dhënë fund fletëve të rastësishme apo blloqeve me reklama medikamentesh.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, receta e re do të përmbajë:
Diagnostikimin e saktë të pacientit
Emrin gjenerik të barit
Dozimin e rekomanduar
Emrin dhe vulën e farmacistit që e përgatit.
Ky format do të lejojë gjithashtu lëshimin e recetave deri në 6 muaj për pacientët me sëmundje kronike që kanë nevojë për trajtime afatgjata.
Përditësimi vjen si përgjigje ndaj kërkesave të farmacistëve për më shumë siguri dhe qartësi në përshkrimin e medikamenteve për pacientët.
