Përballë ambasadës amerikane pritet të ngrihet një kullë me 47 kate. Projekti ka disa vite në fakt që “vjen vërdallë”, por leja e zhvillimit për kullën, e cila quhet “Embassy Tower” u miratua në mbledhjen e KKTU të datës 28 janar të vitit 2025 dhe kompania ndërtuese e saj ishte “Hanxhari Group”. Më tej, në kohë rekord, në mbledhjen e marsit u miratua leja e ndërtimit për objektin.
Ndërkohë, në mbledhjen e 4 qershorit, KKTU ka miratuar leje ndërtimi për një tjetër “Embassy Tower”, që edhe pse ka emër të njëjtë me atë të Hanxhari Group, ka zhvillues të tjerë dhe vendndodhje tjetër. Emri i njëjtë i projektit krijoi ngatërresë edhe për ekofin.al, që raportoi fillimisht se Embassy Tower ndryshonte zhvillues.
Leje e ndërtimit, e dhënë në mbledhjen e 4 qershorit 2025, është këtë herë për Invest Society Sh.p.k, kompani me ortak në shumicë Dajlan Avdinë, me 75%, Glendi Abvi me 20% të aksioneve dhe Edison Hatellari me 5%.
Nuk ka ende shumë detaje për projektin tjetër “Embassy Tower” që do të realizohet nga Invest Society Sh.p.k, por ai ndryshon nga projekti i kullës 47 kate përballë Ambasadës Amerikane dhe ka një tjetër vendndodhje po të ndryshme me të. /ekofin.al
