Bankat parashikojnë rënie të kërkesës për kredi nga ana e qytetarëve, kryesisht sa i përket kredisë për blerjen e banesave gjatë 3-mujorit të tretë, pra periudhës korrik-shtator. Gjithashtu, bazuar në parashikimet e bankave, edhe standardet e kreditimit për individët në tre-mujorin e tretë pritet të shtrëngohen dhe kryesisht kreditë për blerjen e banesave.
Këto janë disa nga qëndrimet e bankave të reflektuara në vrojtimin e BSH për aktivitetin kreditues për 3-mujorin e dytë dhe shtrëngimin e kreditimit, kryesisht atë për blerje banese, bankat e bazojnë te hyrja në fuqi e ndryshimeve rregullatorë nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik, që vendosin tavane për normat e financimit të kredive hipotekare.
Sa i përket ecurisë së kreditimit në 3-mujorin e dytë, kërkesa e individëve për kredi u raportua në rritje, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Gjithashtu, edhe miratimi i bankave në këtë 3-mujor rezultoi në rritje.
Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u raportuan të pandryshuar në tremujorin e dytë, ashtu si edhe faktorët që ndikojnë kushtet dhe termat e kreditimit. Për këtë arsye, në total, edhe standardet e kreditimit për individët mbetën thuajse të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. /ekofin.al
